LG vjen edhe me G6 Plus dhe G6 Pro?

Mobile

LG vjen edhe me G6 Plus dhe G6 Pro?

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 19:11
G6 Plus

LG G6 u lansua më parë këtë vit dhe ka marrë përshtypje dhe vlerësime të përgjithshme pozitive.

Sipas një raporti të ri nga etnews thuhet se LG mund të planifikojë të lansojë dy modele shtesë të G6, fillimisht për tregun e saj në Kore. Faqja nuk citon asnjë burim, prandaj duhet të vazhdojmë me skepticizëm.

Sipas raportit, LG do të zbulojë një G6 Plus dhe G6 Pro për t’u shitur së bashku me LG G6. G6 Plus do të ketë mbushës pa tela dhe do të vijë me një hapësirë më të madhe prej 128GB dhe një çmim më të lartë në rreth 891 dollarë.

Në ndërkohë, G6 Pro do të shfaq më pak hapësirë ruajtëse në 32GB dhe një çmim pak më të ulët prej, rreth 704 dollarëve. E gjithë kjo përderisa G6 i rregullt ka çmim prej rreth 801 dollarë.

Të gjitha modelet pritet të mbajnë të njëjtën procesor – Snapdragon 821 dhe ekran 5.7 inç Full Vision.

Modelet thuhet se do të dalin në shitje në fund të muajit përmes tre operatorëve mobil në Korenë Jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat