OnePlus 5 prezantohet më 20 qershor

Mobile

OnePlus 5 prezantohet më 20 qershor

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 16:13
OnePlus 5

Kompania kineze OnePlus zyrtarisht konfirmoi se më 20 qershor do të prezantojë telefonin e vet premium OnePlus 5.

Kompania u ka dërguar mediave informacionin se ngjarja online do të mbahet në datën e përmendur dhe fjalimi kryesor do të transmetohet direkt.

Përveç kësaj, kompania planifikon edhe një numër të madh ngjarjesh në gjithë botën, në të cilat do të promovojë dhe do të shfaqë telefonin  OnaPlus 5. 

OnePlus tashmë ka zbuluar se telefoni OnePlus 5 do të ketë çip  Qualcomm Snapdragon 835 dhe sugjeron se do të ketë edhe dy kamera të vendosura në mënyrë horizontale nga mbrapa, profil më të hollë se sa rivalët, si dhe version më të lartë se sa pararendësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat