Muzika baroke dhe klasike koncertet e radhës në Bienalen “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer” - Bota Sot
Muzika baroke dhe klasike koncertet e radhës në Bienalen “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer”

Muzikë

Muzika baroke dhe klasike koncertet e radhës në Bienalen “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer”

Nga: Beqir Sina Më: 6 gusht 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Bashkë me ansamblet interpretuese, të pranishmit kanë shijuar edhe verërat e kantinave lokale dhe të huaja, që janë bërë pjesë e këtij edicioni me temë “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer”.

Orkestra rinore e Durrësit (ORD) në mbrëmjen e muzikës baroke solli për dëgjuesit “Musique de Table” dhe “Suite 1707” nga Zhan Baptist Luli (1632-1687). Nën drejtimin e dirigjentit Florian Vlashi interpretët e rinj vijuan koncertin me disa pjesë nga Zhan Filip Ramo (1683-1764), duke fituar edhe duartrokitjet e publikut të pranishëm në sallën e hotel “Adriatikut” në plazhin e Durrësit. Violonçelisti 15-vjeçar Martin Vlashi, së bashku me orkestrën ishte protagonist i “Këngëve” nga Xhirolamo Freskobaldi (1583-1643).

Image

Solistët Laura Llozi dhe Florian Vlashi e mbyllën me sukses mbrëmjen e kaluar, duke interpretuar në koncertin për dy violin nga Antonio Vivaldi (1678-1741).

Një atmosferë tjetër artistike u ndje në koncertin pasardhës të muzikës klasike, ku u luajtën vepra nga Haydn, Mozart dhe Beethoven.

Daniel Vlashi (violinë) që studjon në Francë dhe Gjermani, Juliana Laska (violonçel) profesore në Francë dhe Zamir Kabo (piano) që punon në Gjermani interpretuan si duete dhe trio disa nga veprat e kolosëve të muzikës klasike.

Image

Pas koncertit spektatorët ndoqën në video përshëndetjen e këngëtarit të mirënjohur italian Albano Carrisi, i cili kishte sjellë në Bienale verë të prodhuar nga vreshtat e tij. Njohja dhe shijimi i verërave franceze, italiane dhe austriake shoqëruar me shpjegimet e somelierit Dashamir Elezi mbyllën pjesën zyrtare të koncerteve./k.s/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...