Dava Gjergji këndonte në kupë të qiellit për trimërinë shqiptare. Sa koka vezirësh ranë, sa burrat shqiptarë shkuan në përjetësi në mbrojtje të atdheut. Marash Krasniqi i këndonte Marash Palit. Nuk këndohej në Mirditë, nuk këndohej as në Rrafshin e Dukagjinit, megjithëse edhe për Prizrenin u këndua, këngët i dëgjoja në Shkup, ndërsa pushoja në shtëpizën time verore afër liqenit. Grupi i të rinjve shkupjanë bënin qejfe me një CD Plejer dhe i jepnin shpirtë vendit.
Nuk është hera e parë që i dëgjoj këto këngë folklorike në qytetin e Shenjtorës Terezë, ndërsa nuk i kam dëgjuar kohë të gjatë në Prishtinë.
Shkupi frymon ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë për te.
Ata e festonin fitorën e dardanëve kundër Çekisë.