"Të pavdekshëm", albumi i The Beatles më i shituri edhe pas 50 vitesh

Muzikë

"Të pavdekshëm", albumi i The Beatles më i shituri edhe pas 50 vitesh

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:15
The Beatles

Albumi i famshëm "Abbey Road" i The Beatles ngjitet përsëri në vendin e parë si albumi më i mirë në Britani edhe 50 vjet pas publikimit të tij.

Katërshja "fantastike" siç njihen ndryshe rimorën vendin e parë duke vendosur edhe një rekord prej 50 vitesh hapësirë mes datës së publikimit dhe çmimit të fituar.

Me anë të një postimi në Twitter, këngëtari kryesor i bandës The Beatles, Paul McCartney shprehet:

"Nuk mund ta besoj që edhe pas kaq vitesh Abbey Road jeton akoma"

Abbey Road fitoi çmimin best-selling këtë javë në Britani, duke shitur mbi 9000 kopje. Madje ajo rrëzoi nga "froni" albumin  Why Me? Why Not?  të Liam Gallagher.

Albumi i fundit që bashkoi The Beatles ishte pikërisht Abbey Road. Pas tij u publikua dhe Let It Be por ajo ishte regjistruar më parë. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve brenda grupit ajo u publikua vetëm një vit më pas.

Ndër këngët më të njohura që përmban Abbey Road mund të përmendim Something dhe Octopus's Garden.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat