Dua Lipa lansoi versionin e ‘Physical’ për ushtrime

Muzikë

Dua Lipa lansoi versionin e ‘Physical’ për ushtrime

Më: 6 mars 2020 Në ora: 19:44
Dua Lipa

Dua Lipa, e cila vetëm para pak javës e publikoi videoprojektin e ri muzikor me titull ‘Physical’, sot publikoi një version të ri të këngës në formatin “360 Reality Audio” si dhe të krijuar enkas për ushtrime.

Projektin, Lipa e ka shoqëruar dhe me videoklip, ku ajo së bashku me disa shoqërues shfaqet duke ushtruar e vallëzuar.

Lipa i ka sugjeruar adhuruesit që këtë version të këngës ta dëgjojë me kufje. Për shkak të formatit të njohur si “360 Reality Audio”, dëgjuesit falë kësaj teknologjie të re mund ta kenë një eksperiencë më të veçantë, që mund të ndikojë dhe në procesion e kryerjes së ushtrimeve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat