Koncerti unik në Oklahoma, banda muzikore dhe fansat futen në sfera të tejdukshme

Muzikë

Koncerti unik në Oklahoma, banda muzikore dhe fansat futen në sfera të tejdukshme

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:14
Koncerti unik në Oklahoma

“The Flaming Lips, një grup muzikor në Oklahoma zhvilluan një koncert tëveçantë, të futur brenda sferave të tejdukshme. Në rreth 100 kapsula ishin jo vetëm pjesëtarët e grupit, por edhe spektatorët që po ndiqnin koncertin.

Grupi muzikor “The Flaming Lips” zhvilloi një koncert unik në Oklahoma të futur brenda sferave të tejdukshme. Në rreth 100 kapsula ishin jo vetëm pjesëtarët e grupit, por edhe spektatorët që po ndiqnin koncertin. Ideja ishte e liderit të gurpit wayne Coyne, i cili duke folur përpara koncertit, tha se ndjeheshin “më të sigurt se sa të shkonin në dyqan ushqimesh”.

Brenda secilës flluskë është një altoparlant me frekuencë të lartë – i cili ndihmon në parandalimin e mbytjes së zërit – si dhe një shishe uji, një peshqir dhe një shenjë që tregon se ajri brenda është nxhehur. Kur kjo ndodh, flluska mbushet me ajër të freskët duke përdorur një ventilator.

Kjo ishte një ndër shfaqjet e para në Oklahoma, pas hstyrjes së eventeve Shfaqjet në dhjetor për shkak të një rritjeje të rasteve të koronavirusit.

Grupi interpretoi disa nga hitet më të njohura përfshirë Do You Realize, She Don’t Use Jelly dhe Race For The Prize krahas pjesëve nga albumi i vitit të kaluar American Head. Ata gjithashtu kënduan një hit të Daniel Johnston’s “True Love Will Find You in the End”, në 60 vjetorin e lindjes së këngëtarit.

Koncertet u filmuan nga një ekip profesionist dhe kameramani Nathan Poppe. Ai shtoi se, për shkak se tingulli i audiencës ishte i heshtur, duartrokitjet u zëvendësuan nga njerëzit “duke goditur majën e flluskës së tyre”.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat