Ekspertët zbulojnë lidhjen e shtatë xhuxhave të “Borëbardhës” me kokainën

Ndryshe

Ekspertët zbulojnë lidhjen e shtatë xhuxhave të “Borëbardhës” me kokainën

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 00:06
Borëbardha dhe shtatë xhuxhat

Është e zakonshme që në çdo fundvit, programet televizive të transmetojnë filma kryesisht të animuar për fëmijët.

“Borëbardha” është një prej filmave më të pëlqyer nga fëmijët, i cili daton që nga viti 1927.

Mirëpo duket se diçka e pa vënë re më parë fshihet prapa shtatë xhuxhave, të cilët janë në rolet kryesore të filmit.

Ekspertët kanë vërejtur me vëmendje se si secili prej tyre ka një ndërlidhje me substancën narkotike – kokainë.

Gjithçka nis me fillimin, kur një njeri fillon të përdor kokainë për herë të parë, ai kalon në një gjendje e cila në anglisht njihet si “Dopey”, po të njëjtin emër që kishte njëri nga shtatë xhuxhat.

Ndërkohë, një nga xhuxhat tjerë rri gjithmonë i nevrikosur dhe nervoz me çka nënkupton shqetësimet që trupi mund të përjetojë pas përdorimit të kokainës.

Sneezy ishte xhuxhi i cili teshtinte vazhdimisht, gjë e cila nënkupton një hundë të rrethuar nga kokaina.

Xhuxhat Bashful dhe Gongolo të cilët ishin të lumtur, konsideroheshin si pjesë e abuzimit me substancën e bardhë.

Ndërkohë i mençuri Doc simbolizon fuqinë që të jep kokaina me përdorimin e saj.

Dhe faza e fundit e përdorimit të kësaj substance që është mpirja, përfaqëson xhuxhin e fundit Psilon, i cili njihej si i përgjumuri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat