Shisha vetëm për femrat!

Ndryshe

Shisha vetëm për femrat!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një lokal ”shisha” në lagjen Kreuzberg të Berlinit po ndalon të gjithë burrat, pa përjashtim, madje edhe pronari i tij, Muhammed Armih, nuk lejohet në bar gjatë orarit të punës.

Në një lagje të Berlinit e njohur për popullsinë e saj të madhe arabe dhe turke dhe rrugët e mbushura me tym, shenja ‘’Lady Hookah’’ synon të krijojë një hapësirë ku gratë mund të ulen dhe të pinë duhan pa u shqetësuar.

Pronari thotë se ai ishte i frymëzuar nga tre motrat e tij.

“Ato shpesh u ankuan se burrat i bezdisnin me vështrime kërkuan një vend ku mund të rrinin rehat mes  tyre”, thotë Armih.

”Të 60 vendet e barit janë rezervuar plotësisht në fundjavë. Shumë gra e bëjnë rezervimin e tyre një javë më parë”, thotë Bartan Shanay.

Ideja e ”Lady Hookah” tërheq jo vetëm për gratë myslimane, të cilët mund të heqin edhe shamitë e kokës.

“Gratë e shumë kombësive vijnë tek ne, gjithashtu gjermane dhe britanike,” thotë Armih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat