La vajzën katërvjeçare me prindërit e saj, nëna mbeti pa fjalë kur mori telefonatë nga prindërit

Ndryshe

La vajzën katërvjeçare me prindërit e saj, nëna mbeti pa fjalë kur mori telefonatë nga prindërit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 07:27
Serena Rose

Të gjithë prindërit i çojnë fëmijët e tyre te gjyshja dhe gjyshi, në mënyrë që të kenë pak kohë për veten për të pushuar.

Kështu ndodhi edhe me Serena Rose, ajo çoi vajzën e saj katërvjeçare, Alexis tek prindërit e saj në mënyrë që të kishte pak kohë për veten për të pushuar.

Por planet e saj u prishën nga një telefonatë e prindërve të saj, të cilët i thanë se ata e kishin lënë vajzën e saj vetëm për disa minuta dhe se vogëlushja kishte bërë diçka të tmerrshme. 

Image

Nëna u tmerrua kur zbuloi se Alexis kishte prerë vetë flokët e saj të gjatë bjonde. Vogëlushja katërvjeçare kishte krijuar një model të tmerrshëm flokësh.

Nëna e të voglës u detyrua që t’ia qethte flokët Alexis dhe tani shpreson që vajza e saj ka marrë një mësim të mirë për të mos i marrë vendimet vetë dhe t’i presë flokët vetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat