Një peshkatar australian e ka nxjerrë nga uji i detit kokën e një peshkaqeni. Kjo ka ngjallur spekulime se trupi i peshaqenit mund të jetë ngrënë nga një krijesë edhe më e madhe.
Peshkatari i quajtur Jason e gjeti kokën e peshkaqenit në ujërat e rajonit të Uellsit Jugor të enjten e kaluar.
Ai e ka publikuar një fotografi të kokës së peshkaqenit, duke thënë se gjahu i mëngjesit ishte diçka e çmendur.
“Për fat të keq, nuk e kemi parë krijesën që e ka ngrënë peshkaqenin, por ajo sigurisht ka qenë shumë e madhe. Vetëm koka e peshkaqenit peshon rreth 100 kilogramë”, tha ai.
Peshkaqenët e llojit Makos janë grabitqarë të rrezikshëm dhe rrallë ndodh që ata të jenë vetë pre e një grabitqari tjetër. Këta peshkaqenë janë gjithashtu më të shpejtët dhe mund të lundrojnë me shpejtësi deri në 75 kilometra në orë.
Disa njerëz kanë thënë se ky peshkaqen mund të jetë ngrënë nga orka, apo siç njihet ndryshe, balena vrasëse. Këto balena peshojnë nga 4 deri 6 tonë.
Sidoqoftë, vetë peshkatari që e ka gjetur kokën e peshkaqenit, beson se ai është ngrënë nga ndonjë peshkaqen më i madh, shkruan “Daily Mail”