Menduan se ishte tumor: Mjekët s’ mund të besonin se çfarë zbuluan në trurin e saj - Bota Sot
Menduan se ishte tumor: Mjekët s’ mund të besonin se çfarë zbuluan në trurin e saj

Ndryshe

Menduan se ishte tumor: Mjekët s’ mund të besonin se çfarë zbuluan në trurin e saj

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:44
Rachel Palma

Amerikania Rachel Palma lufton për muaj me halucinacione, pagjumësi, mos lëvizjen e dorës së saj të djathtë dhe ankthe të tmerrshme.

Mjekët mendonin se shkak i të gjitha këtyre ishte një tumor në tru, por e vërteta ishte krejtësisht e pazakontë. Në fakt, një parazit u krijua në kokën e saj.

“Episodet u bënë më të çuditshme. Kishte ditë kur nuk e dija ku isha," tha 42-vjeçarja nga Midlton në Nju Jork për emisionin “Today”.

Problemet filluan vitin e kaluar dhe rezonanca magnetike zbuloi plagën në anën e majtë të trurit.

Mjeku Jonathan Rasule tha se shenjat treguan se ishte një tumor malinj. Operacioni pasoi, megjithatë, mjekët në vend të tumorit, gjetën diçka që, siç thotë Rasule, dukej si një vezë, të cilën e prenë për të parë se çfarë kishte brenda.

“Ajo kishte një parazit në kokën e saj që ne arritëm të nxirrnim. Ishim shumë të lumtur. Ishte një nga ato situata të rralla kur ju shihni një parazit dhe ju mendoni: "Ua, kjo është e madhe!", tha Rasule.

Si përfundoi paraziti në kokën e pacientit?

Bëhet fjalë për një neurocysterosis, një infeksion i shërueshëm nga mishi i derrit, që është shkaku kryesor i epilepsisë te të rriturit.

Palma nuk e di se si erdhi deri tek infeksioni, por më e rëndësishmja është se ajo është shëruar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat