Kujdes kur e përdorni pastën e dhëmbëve, mund ta pësoni si kjo grua - Bota Sot
Kujdes kur e përdorni pastën e dhëmbëve, mund ta pësoni si kjo grua

Ndryshe

Kujdes kur e përdorni pastën e dhëmbëve, mund ta pësoni si kjo grua

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:32
Imazhet janë shpërndarë si një paralajmërim për të tjerët për të shmangur përdorimin e pastës për të lehtësuar djegien

Kjo foto tregon pasojat e tmerrshme, pasi një grua përdori pastën e dhëmbëve mbi dorën e djegur me vaj.

Imazhet janë shpërndarë si një paralajmërim për të tjerët për të shmangur përdorimin e pastës për të lehtësuar djegien, pasi mund t’ju shkaktojë pasoja të rënda.

Doktori Kamarul Ariffin, nga Malajzia, tha se gruaja e kishte përdorur pastën e dhëmbëve si ilaç, pasi dogji dorën me vaj të nxehtë por, në vend që të qetësonte dhimbjen e saj, dora e saj u ënjt.

Mjeku ka treguar se ky nuk ishte rasti i vetëm që qytetarët përdorin në rast djegieje, pastë dhëmbësh. Gjatë punës së tij ai është përballur me persona që kishin përdorur miell, vezë, apo produkte të tjera në kushtet e shtëpisë për të shmangur mjekun.

Dokor, Ariffin u bërë apel të gjithë personave që pësojnë djegie të këshillohen më mjekët pasi të përdorin medikamente të ndryshme në kushtet e shtëpisë, pasi mund të pësojnë infeksione dhe acarime të lëkurës.

Ai ka rekomanduar që në rast djegieje e vetmja gjë që mund të bëni në shtëpi është që për 15- 20 minuta ta fusni dorën në ujë dhe më pas të shkoni tek mjeku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...