Duket si një oaz në mes të shkretëtirës, por nuk është ashtu siç duket! - Bota Sot
Duket si një oaz në mes të shkretëtirës, por nuk është ashtu siç duket!

Ndryshe

Duket si një oaz në mes të shkretëtirës, por nuk është ashtu siç duket!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:08
Oaz

Në Izrael ekziston një kodër shumë më e gjelbër seç duhet, në mes të shkretëtirës.

Duket si një kodër e gjelbër çfarëdo por ajo që shihni në këtë foto nuk është bar por xham. Ose më mirë, një depozite plehrash për xhama.

Bëhet fjalë për në grumbull të madh shishesh të thyera, gati për t’u ricikluar nga stabilimenti Phenicia Glass Works i qytetit të Yeruham.

Kjo është fabrika e vetme me kontenitor prej xhami në Izrael dhe prodhon 1 milion shishe në ditë për gjigantët e sektorit, nga Coca Cola në Heineken. Por nga të gjithë këto kontenitor, rreth 300 mijë dalin nga furrat me difekte.

Të gjithë ato që nuk bëjnë, përfundojnë pra duke ndërtuar “kodra” të gjata 15 metra dhe të gjera 70 metra, si një fushë futbolli. Si për ironi, ngjyra jeshile e xhamit bën të duket sikur është e mbuluar me bar. Një peizazh i këndshëm, veçanërisht sepse ndodhet pranë shkretëtirës.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...