Mbrëmja e maturës mundet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në jetën e njerëzve.
Të gjithë ata që marrin pjesë në këtë ceremoni përgatiten shumë duke filluar nga fustani, qanta, këpucët, kostumet dhe deri tek grimi e flokët.
Këto elemente të gjitha janë të rëndësishme për natën e paharrueshme të maturës, por edhe më të rëndësishme janë realizimi i fotografive me ato veshje të asaj dite.
Por, këto fotografi njerëzit i realizojnë në mënyra të pazakonta dhe interesante,
Kështu Claudia Marie nga SHBA në Twitter ndau një video interesante ku shfaqet babai i saj me një ventilator që i pastron fletët.
So my sisters prom was the other day all I have to say is my dad is #1 ? pic.twitter.com/hPK5LovIg0
— CLAUDIA (@claudiamarie9) June 7, 2019
Babai i saj e përdorë në këtë video ventilatorin për t’i realizuar fotografi interesante vajzës së tij që do të shkojë në mbrëmjen e maturës.