Njeriu mbijeton një muaj në strofkën e ariut, e kishte ruajtur për ta ngrënë më vonë - Bota Sot
Njeriu mbijeton një muaj në strofkën e ariut, e kishte ruajtur për ta ngrënë më vonë

Ndryshe

Njeriu mbijeton një muaj në strofkën e ariut, e kishte ruajtur për ta ngrënë më vonë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:20

Një burrë me emrin Aleksandër u shpëtua strofulli i një ariu, ku kishte qëndruar për një muaj.

Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në rajonin rus Tuva, ku ariu fillimisht këtij njeriu fatkeq ia kishte thyer shpinën, dhe më pas e kishte gjuajtur tek strofulli i tij për ta ruajtur si vakt të mëtutjeshëm.

Megjithatë, ai ishte me fat, sepse u gjet nga qentë e gjuetisë pas një muaji qëndrim në strofullin e ariut. Në momentin kur u gjet, ai dukej plotësisht si mumie. Menjëherë u dërgua në spital, ku raportohet se po lufton për jetë.

Ai ka rrëfyer se ka pirë urinën e tij për të shpëtuar, dhe është shprehur i habitur se si nuk është vrarë.

Mjekët vendorë thonë se nuk mund të shpjegojnë se si ky njeriu kishte arritur t’u mbijetojë këtyre plagëve të mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...