Si ta dalloni një shalqi të ëmbël dhe të pjekur mirë

Ndryshe

Si ta dalloni një shalqi të ëmbël dhe të pjekur mirë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Sezoni i verës do të ishte i paplotë pa një prej frutave më karakteristikave të verës, shalqirin. Edhe pse shumë prej jush nuk e kanë blerë akoma për këtë sezon, besoj se e keni vënë re që ai gjendet pothuaj në të gjitha stendat e tregjeve dhe marketeve.

Por si gjithmonë, pyesni veten a është i pjekur apo jo ? Shumë prej jush mund t’i besojnë metodës klasike ”shiko, provo dhe bli”, por me truket e mëposhtme do të mund të zgjidhni një shalqi të ëmbël pa u lodhur shumë.

Një ndër gabimet që bëjnë shumë blerës është të përzgjedhin një shalqi që duket sa më i pastër dhe me lëkurë të lëmuar. Në të vërtetë sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqiri.

Në qoftë se ai është shumë i gjelbër shalqiri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë pasi do të hani një shalqi të ëmbël mjaltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat