29 vjeçarja harroi ditën e darsmës, arsyeja është e dhimbshme

Ndryshe

29 vjeçarja harroi ditën e darsmës, arsyeja është e dhimbshme

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:51
Vickie Harknes

Një grua tregoi historinë se si harroi ditën e darsmës së saj, duke menduar se është viti 1860, për shkak një problemi të rrallë në tru.

Vickie Harknes, 29 vjeçe, nuk i kujtohej kush ishte apo edhe të bënte gjëra më të thjeshta, të lante dhëmbët ose të lidhtë këpucët.

Problemet e saj filluan që nga 2016, me simptoma të thjeshta të gripit.

Por pas disa testeve, rezultoi se ajo kishe encefalit (proces inflamator infektiv i qelizës së trurit), një gjendje kërcënuese për jetën e saj, që zakonisht shkaktohet nga një virus infektiv, raporton “Daily Mail”.

Familja e saj ishin përgatitur për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, kur kishte Vickie ishte vendosur  gjendje të përkohshme të komës, për të lehtësuar presionin mbi organet e saj.

Asaj tani iu është kthyer 80% të kujtesës, por ende nuk mund ta kujtoj ditën e darsmës së saj, me partnerin që kishte qenë më të për 9 vite.

“Kur u zgjua nga koma u ndjeva si një zombie, thosha gjëra të çuditshme, si: duhet t’i dërgoj nënës një kartel, nuk dija se në cilin vit ishim, nuk kujtoja asgjë nga fëmijëria, nuk dija të bëja asgjë. Më është dashur të mbaj një ditarë, pasi që kur u zgjoja në mëngjes nuk kisha kujtesë të pastër se çfarë kam bërë ditën e kaluar” – ishte një ndjenjë shumë e çuditshme.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë gjendje, një prej shkaktarëve mund të jetë se trupi i saj prodhonte shumë qeliza të bardha të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat