Vezët e zogjve komunikojnë mes vetes përmes dridhjes në rast rreziku

Ndryshe

Vezët e zogjve komunikojnë mes vetes përmes dridhjes në rast rreziku

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Vezët e zogjve - ose më mirë embrionet brenda tyre - kanë një vetëdije të 'sofistikuar' për atë që ndodh rreth tyre, zbulon një studim.

Hulumtimi zbuloi se vezët e zogjve, të cilët gjenden rreth vijës bregdetare të Britanisë së Madhe, mund të komunikojnë ndërmjet vetes duke vibruar në rast të rrezikut të paralajmëruar nga prindërit e tyre.

Vezët janë gjithashtu në gjendje të kalojnë mesazhin te vezët e tjera nëpërmjet vibracioneve të tyre. 

Shkencëtarët studiuan efektin e tingujve në grupet e vezëve. Për të provuar nëse vezët në një fole mund të ndiejnë rrezik, studiuesit luajtën një 'thirrje paralajmëruese' të bërë nga një zog.

Hulumtuesit nga Universiteti i Vigos në Spanjë zbuluan se vezët e ekspozuara ndaj alarmit "dridheshin më shumë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat