15-vjeçari që fitoi 2 milionë euro nga loja ‘Fortnite’

Ndryshe

15-vjeçari që fitoi 2 milionë euro nga loja ‘Fortnite’

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:34

Një adoleshent britanik, i cili fitoi pothuajse dy milionë euro në një turne lojrash tha se është i lumtur që arriti t’ia dëshmojë nënës së tij se ai nuk po humbte kohë derisa po luante ‘Fortnite’.

Jaden Ashman, nga Essex, do të ndajë 2 milionë euro me partnerin e tij holandez, Dave Jong, pasi dyshja arriti të fitojë Kupën e parë Botërore të video-lojës popullore ‘Fortnite’, transmeton lajmi.net.

Adoleshenti 15-vjeçar konkuronte nën nofkën ‘Wolfiez’ në veprimtarinë tre-ditore të mbajtur brenda stadiumit të tenisit ‘Arthur Ashe’ në Nju Jork, i cili gjithashtu pret finalen e ‘US Open’.

Më shumë se 100 finalistë aplikuan të marrin pjesë në garat e ndryshme të ngjarjes.

Më shumë se 30 vende pritej të përfaqësoheshin në finale, ku përfshiheshin një konkurs dyshe për çifte dhe një turne.

Video-loja është bërë një ndjesi kulturore popullore që nga fillimi i saj dy vjet më parë – më shumë se 250 milionë njerëz e kanë luajtur këtë lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat