Arushët pushtojnë Parisin/ Pellushët vendosen kudo për ti sjellë gëzim banorëve - Bota Sot
Arushët pushtojnë Parisin/ Pellushët vendosen kudo për ti sjellë gëzim banorëve

Ndryshe

Arushët pushtojnë Parisin/ Pellushët vendosen kudo për ti sjellë gëzim banorëve

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:19
Arushët e pellushit janë bërë aq popullorë dhe të dashur, saqë kanë tërhequr edhe vëmendjen e kryebashkiakes së Parisit

Të shohësh njerëzit teksa ecin nga një dritare, apo duke u lëkundur në një kolovajzë jashtë një dyqani. Arushë pellushi gjigantë, janë një pamje e zakonshme në Paris, në distriktin e 13, ku ata u vendosën për ti sjellë gëzim banorëve, që nga krishtlindjet e 2018.

“Është diçka shumë e bukur. Fëmijët kënaqen shumë. Ata shohin gjithë këta arushë pellushi dhe argëtohen. E gjithë kjo është e mrekullueshme…i jep lagjes një atmosferë shumë të këndshme dhe gazmore”, shprehen qytetarët.

Dhe e gjithë kjo është një akt solidariteti i tregtarëve të zonës. Nuk ka sipas tyre një qëllim të caktuar, thjeshtë ata duan ti bëjnë njerëzit të qeshin teksa ecin nëpër rrugë dhe u japin në të njëjtën kohë vizitorëve një tjetër ide për lagjet pariziene.

Arushët e pellushit, shihen kudo, në stacionet e metrosë, pranë parukerive, në kafene, në farmaci apo edhe brenda makinave. E gjitha nisi si një shaka gazmore, por u shndërrua në një fenomen të pëlqyeshëm, që prej më shumë se një viti tashmë fal buzëqeshje.

Arushët e pellushit janë bërë aq popullorë dhe të dashur, saqë kanë tërhequr edhe vëmendjen e kryebashkiakes së Parisit, Anne Hidalgo, që në një postim në “twitter”, kish shkruar një bravo të madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...