Panda sjell në jetë binjakë

Ndryshe

Panda sjell në jetë binjakë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 08:18
Panda

Një panda gjigande solli në jetë binjakë në një kopsht zoologjik në Belgjikë.

Kopshti zoologjik “Pairi Daiza” njoftoi ardhjen në jetë të vegjëlve të pandës, një mashkull dhe një femër,

Panda me emrin Hao Hao si dhe të vegjlit e saj do të monitorohen nga stafi për të siguruar që gjithçka është në rregull, pasi ditët e para janë shumë të rëndësishme.

Eric Domb, udhëheqës i kopshtit “Pairi Daiza”, tha se “ardhja në jetë e binjakëve është një lajm i mrekullueshëm për këtë specie të jashtëzakonshme që kërcënohet edhe sot”.

Panda mashkull peshon 160 gramë, ndërsa femra që erdhi në jetë pas dy orësh, peshon 150 gramë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat