Art për të mos u harruar kurrë; njihuni me elefantët piktorë!

Ndryshe

Art për të mos u harruar kurrë; njihuni me elefantët piktorë!

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 14:17
Elefanti

Dihet që elefanti është një kafshë tejet e zgjuar, por elefantët për të cilën po flasim në këtë artikull kanë kaluar çdo parashikim inteligjence; ata pikturojnë. Po, po piktura prej vërteti si ato që bëjnë njerëzit!

Shtatë elefantë artistë në Tajlandë po çudisin jo pak turistë me talentin e tyre për të pikturuar. Kafshët përdorin noçkën për të futur furçat speciale në mënyrë që të spërkasin telajon, duke krijuar lule, forma gjemometrike apo piktura abstrakte..

Një e veçantë tjetër që bëjnë këta elefantë është që thithin ngjyrat në noçkë për t’i nxjerrë më pas në formë ‘shiu’ ngjyrash duke marrë forma fanstastike në telajo.

Katër putrorshi i zgjuar përdor gjithashtu edhe putrat për të bërë pikturat. Çmimet e pikturave të këtyre artistëve të veçantë variojnë nga 205 paund deri në 1300 paund.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat