Gruaja shkon për ta shitur unazën, veprimi i shitësit ka mahnitur botën

Ndryshe

Gruaja shkon për ta shitur unazën, veprimi i shitësit ka mahnitur botën

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 10:37
Pamje nga videoja

Kjo ngjarje mund të jetë një provë se në botë ekzistojnë shumë njerëz të mirë.

Një grua në Dallas hyri në një dyqan bizhuterish për ta shitur unazën e saj.

Kjo unazë ishte dhuratë me vlerë të madhe nga e ëma e saj, por gruas i duheshin para për të mbyllur hargjimet e muajit.

Ajo i kërkon shitësit ta vlerësoj unazën dhe derisa ai e pyet se për çfarë arsye po e shet atë unazë.

Gruaja i tregon arsyen bashkë me faktin se unaza ishte dhuratë nga nëna e saj.

Djaloshi që ishte me prejardhje nga Siria e vlerëson unazën dhe i jep gruas paratë bashkë me unazen pasi që ishte dhuratë nga e ëma.

Shitësi që ka mahnitur botën dëgjohet duke i thënë se nëse ajo ka nevojë për para përsëri le të vijë prap “t’ia shesë”, unazën atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat