Gruaja që vuante nga ‘Leukemia akute’ bëhet nënë, dokorët i thanë që nuk mund të mbeste kurrë shtatëzënë!

Ndryshe

Gruaja që vuante nga ‘Leukemia akute’ bëhet nënë, dokorët i thanë që nuk mund të mbeste kurrë shtatëzënë!

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 22:41
Ann Hope

39 vjeçarja, Ann Hope nga Billingham në Teesside, ndjente një lodhje ekstreme, dhimbje të muskujve dhe vështirësi  në frymëmarrje përgjatë muajit mars të vitit 2016.

Kur simptomat e saj nuk arritën të lehtësohen, ajo përfundimisht u referua për një test gjaku, i cili zbuloi se ajo kishte leuçemi akute mieloide, shkruan Daily Mail.

Mjekët thuhet se e paralajmëruan se ajo ishte ’48 orë nga vdekja’.

 Zonja Hope filloi kimioterapinë të nesërmen (ajo është fotografuar menjëherë pasi humbi flokët).

Mjekët i thanë që ajo e kishte të pamundur të linde fëmijë, kjo për shkak të kimioterapisë. Por, kjo nuk doli aspak e vërtetë, pasi vetëm disa muaj më vonë ajo mbeti shtatëzënë.

Zonja Hope, pra, ishte e emocionuar kur mbeti shtatzënë me vajzën e saj Eden, tani 15 muaj, menjëherë pasi u martua me të fejuarin e saj Matty, 41 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat