Babai i dy fëmijëve e deh 14-vjeçaren dhe e përdhunon në bodrum të hotelit - Bota Sot
Babai i dy fëmijëve e deh 14-vjeçaren dhe e përdhunon në bodrum të hotelit

Ndryshe

Babai i dy fëmijëve e deh 14-vjeçaren dhe e përdhunon në bodrum të hotelit

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:22
Ilustrim

Një banakier 55-vjeçar italian, baba i dy fëmijëve, është akuzuar se i ka dhënë alkool një 14-vjeçareje britanike në barin e një hoteli në Zvicër, ku punonte, pa i kërkuar kartën e identitetit.

Më pas ai e ka çuar në bodrumin e hotelit dhe e ka përdhunuar, si dhe ka vazhduar t’i japë alkool me tepricë.

Ai ka dalë para gjykatës dhe e ka pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale, por thotë që ai kishte menduar se vajza ishte 20 vjeçe, dhe se gjithçka ishte bërë me pëlqimin e saj.

Vajza ka dëshmuar dhe ka thënë se ajo ishte zgjuar në mëngjes pa ditur ku ishte, me rrobat e grisura dhe me dhimbje në të gjithë trupin.

Gjykata zvicerane e ka dënuar italianin me katër vite burg dhe i ka hequr të drejtën pë të shkelur në Zvicër për 10 vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...