Milioneri që i humbi të gjitha, sot jeton i vetëm me qenin e tij

Ndryshe

Milioneri që i humbi të gjitha, sot jeton i vetëm me qenin e tij

Më: 2 janar 2020 Në ora: 14:07
David Glashin, ish-milioner

David Glashin, dikur ishte një milioner që zotëronte një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinen e Re.

Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë.

Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë. Atje i bënte shoqëri vetëm qeni.

Image

 

“Dua të vdes këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në filmin dokumentar që flet për jetën e tij.

Ish-milioneri pranon se ndonjëherë i mungojnë bisedat me njerëz, dhe thotë se do të dëshironte që dikush ta vizitonte. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë.

Image

 

“Duhet të mendoni pozitivisht gjithë kohën, përndryshe do të çmendeni”, ka shtuar ai, transmeton “Shqip”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat