9 muaj pas dasmës time, nëna lindi një fëmijë me burrin tim - Bota Sot
9 muaj pas dasmës time, nëna lindi një fëmijë me burrin tim

Ndryshe

9 muaj pas dasmës time, nëna lindi një fëmijë me burrin tim

Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:24
Lauren Wall, Julie, Paul

Mund të keni dëgjuar herë pas here histori të çuditshme, por si kjo që do iu tregojmë me siguri nuk iu kishin dëgjuar ndonjëherë veshët. Bëhet fjalë për historinë e Lauren Wall një 34 vjeçareje londineze. Ne vitin 2004 ajo u martua me Paul, në një ceremoni që kushtoi gati 18.000 euro financuar tërësisht nga e ëma e saj. Për ta falënderuar vajza e ftoi atë në muajin e mjaltit. Fillimisht ajo pa se i shoqi dhe e ëma shkonin mirë të bashku, por nuk vuri re asgjë të jashtëzakonshme. Tetë javë më vonë Paul vendosi të ndahej pa dhënë arsye.

Një ditë kur motra e Lauren përdori telefonin e të ëmës, pa se ajo dhe dhëndri shkëmbenin mesazhe me njëri-tjetrin. E ëma mohoi gjithçka duke e trajtuar të bijën edhe si të çmendur, por kur Lauren foli me të shoqin ai u zverdh i gjithi. Dyshimet u shtuan edhe nga thashethemet e jashtme dhe barku i të ëmës që po rritej javë pas jave. Edhe pse nëna Julie e justifikoi këtë me një kist, në të vërtetë bëhej fjalë për një shtatzëni. Pra vjehrra priste një fëmijë nga dhëndri i saj.

Pas lindjes, Julie dhe Paul e pranuan se ishin në një lidhje.

Për Lauren e gjithë bota u përmbys. Në fund të fundit nuk është nëna ajo që mbron fëmijën e saj dhe nuk e shkatërron atë? Për të ishte e kundërta. Nëna i kishte bërë goditjen më të fortë që mund të bëhet.

Në gusht të vitin 2009, ish dhëndri dhe ish vjehrra e tij u martuan dhe ndër të ftuarit ishte edhe Lauren. Edhe pse ishte ireale të shihte ish burrin të martohej me të ëmën ajo shkoi në ceremoni për hir të vajzës së saj dhe vëllait të vogël. Në fakt Lauren dhe Paul ishin bërë prindër pak muaj para se të martoheshin. Qysh atëherë, pavarësisht se e ëma ka kërkuar falje dhe marrëdhënia e tyre është qetësuar disi, sërish Lauren nuk mund t’i besojë si dikur asaj që i shkatërroi jetën.

Gjithsesi kjo ishte historia e trishtë dhe e shkuar e jetës së një vajzë të re. Sot ajo është rimartuar dhe po pret fëmijën e saj të katër. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat