Shikoni se çfarë bënë luani me prenë e tij

Ndryshe

Shikoni se çfarë bënë luani me prenë e tij

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 23:28
Pamje nga video

Një luan është xhiruar teksa kap gjahun e tij, në një park privat të kafshëve në qytetin Motswani në Afrikën e Jugut.

Siç shihet në videon e mëposhtme, luani gjen një pre të lënduar pastaj fillon dhe e tërheqë mbas vetes, përcjell Telegrafi.

Në momentin që derri i egër afrikan tërhiqet nga luani grabitqar, ai fillon dhe lufton me gjithë forcën që të ngritet në këmbët e tij e të largohet nga luani.

Mirëpo, gjëja më e çuditshme që shihet në këtë video, është mënyra se si luani “lozë” me derrin e gjorë, megjithëse duket se nuk e ka për qëllim ta sulmojë atë.

Lufta midis të dyve vazhdon teksa luani me gjithë mundin e tij kërkon fitore, duke shfrytëzuar avantazh nga gjendja e derrit të egër.

Nuk është e qartë se kush ishte fituesi i këtij dy-luftimi, meqenëse dukej mjaft argëtuese për tu parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat