Japoni, peshku vdekjeprurës që shitet për 300 dollarë - Bota Sot
Japoni, peshku vdekjeprurës që shitet për 300 dollarë

Ndryshe

Japoni, peshku vdekjeprurës që shitet për 300 dollarë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 08:45
Ilustrim

Në kuzhinën e Fukudokoro Sakai, një restorant në Japoni ,shefi përgatit peshkun vdekjeprurës. Ai e pastron duke i hequr halat dhe të brendëshmet.

Peshku ‘pufferfish’ pritet në copa të holla dhe u serviret klientëve për darkë sipas ArchyW.

Por ajo që e ka bërë të famshëm peshkun është aftësia e tij për të të vrarë vetëm pak orë pas ngrënies së tij. Ajo çfarë e bën atë vdekjeprurës janë sytë dhe mëlçia, të cilat përmbajnë tetrodotoksinë. Për të cilën nuk ka një kundërhelm.

Pavarësisht këtij fakti, peshku është tepër i famshëm dhe shitet për një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Një pjatë kushton afro 300 dollarë .

Pronari i restorantit tregon se janë turistët e pasur ata që e preferojnë më shumë, për shkak dhe se ky peshk nuk mund të eksportohet, si pasojë e toksitetit të tij.

Këtë vit synimi janë Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Megjithëse koronavirusi, SARS-CoV-2, mund të frenojë fluksin e turistëve në Lojërat Olimpike, “përfundimisht ne do të përpiqemi ta luftojmë këtë betejë në tregjet e huaja në një të ardhme të afërt”, tha shefi i kuzhinës.

I gjithë sekreti i këtij peshku është tek mënyra e gatimit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat