Meshkujt me gishta më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga coronavirusi - Bota Sot
Meshkujt me gishta më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga coronavirusi

Ndryshe

Meshkujt me gishta më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga coronavirusi

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:09
Foto Ilustrim

Meshkujt me gishtat më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga vdekja si rezultat i infeksionit nga coronavirusi, pretendojnë një grup shkencëtarësh.

Profesori John Manning, ekspert i evoluimit të biologjisë pranë Universitetit të Sweansea, ka shpjeguar se meshkujt me gishtërinjtë më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga COVID-19.

Sipas tij këta persona prodhojnë më shumë hormone të quajtura ACE-2 që ndihmojnë trupin e njeriut ta luftojë virusin.

Profesori Manning gjithashtu pranoi se bazuar në statistikat nacionale, gjinia luan rol të rëndësishëm në përqindjen e rrezikut të vdekjes nga coronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat