Truket e kopshtarit: Këto bimë mbillini afër domates në mënyrë që të prodhojnë më shumë fryte!

Ndryshe

Truket e kopshtarit: Këto bimë mbillini afër domates në mënyrë që të prodhojnë më shumë fryte!

Më: 31 maj 2020 Në ora: 13:51
Foto Ilustrim

Domatja dhe kjo bimë janë kombinim i shkëlqyeshëm, jo vetëm në sallata por edhe në kopshte

Pranë çdo fidani domateje është e dëshirueshme t’i mbillni tre fidanë borziloku! Nëse i vilni rregullisht majat e borzilokut, do të krijojë më shumë degë dhe do të prodhojë më shumë fletë aromatike dhe nuk do të lulëzojë shumë herët.

Sipas kopshtarëve me përvojë, edhe kumaku ndikon te domatja si mbrojtje natyrale dhe nxit prodhimin e tij. Kumaku njëherësh është edhe bimë shëruese.

Fqinj i mirë i domates është edhe hudhra e cila ndjek merimangën e kuqe (tenjën e hithrës).

Pranë domates është mirë të mbillet edhe bizelja e ulët sepse ajo bimë fikson oksigjenin në tokë dhe e bën të qasshëm për rrënjët e domates dhe kështu shërben si pleh natyral.

Karota gjithashtu ndikon mirë në domaten, por e mbjellë nën domate do të krijojë rrënjë më të imëta.

Fqinjë të këqij të domates janë patatet, kastravecët dhe maraja, sepse tajitja e rrënjëve të tyre ndikon negativisht në rritjen e domates.

Domatja është e dobët edhe ndaj sëmundjeve të ngjashme si edhe patatja dhe misri, andaj ato bimë do të duhej t’i mbillni pak më larg.

Domatja nuk duhet të mbillet as afër specave, sepse ato bimë “garojnë” për përbërësit ushqyes në tokë.

Nën domate është mirë të mbillet edhe sallata e gjelbër, radhiqja, rrepani, spinaqi, majdanozi, preshi –njëherësh kështu më mirë shfrytëzohet hapësira rreth domates e cila rritet në lartësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat