Miza e grurit sulmon të gjithë drithërat dhe makaronat: Si t’i pengojmë dhe si t’i eliminomë këto insekte te bezdisshme!

Ndryshe

Miza e grurit sulmon të gjithë drithërat dhe makaronat: Si t’i pengojmë dhe si t’i eliminomë këto insekte te bezdisshme!

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:13
Foto Ilustrim

Shpesh nuk vëmë artikuj të thatë në enë qelqi, ndërkaq mizat e grurit fatkeqësisht mund të arrijnë deri te ushqimi edhe nëpërmjet qeseve të letrës apo të plastikës

E dini se si miza e grurit arrin deri në kuzhinën tonë? Nëse ndieni gërdi, atëherë këtë pjesë mund ta kaloni, mirëpo fjala është për atë se çfarë gjendet në drithërat tuaja:

Femra e mizës së grurit vë vezë në kokrra dhe këtë mund ta bëjë madje 254 herë!

Kur larvat të dalin nga vezët, ato qëndrojnë prej 1 deri në 5 muaj dhe ushqehen me kokrra. Kur të rriten, larva del nga kokrra për t’u çiftuar dhe gjen vend të ri për ushqim.

Si do t’i eliminoni nga kuzhina?

– Sapo të blini artikuj, menjëherë kontrolloni.

– Nëse mundeni, fusni në frigorifer me ngrirje të thellë për një javë në mënyrë që të shkatërrohen vezët.

– Blini sasi më të vogla artikujsh në mënyrë që sa më parë t’i shpenzoni.

– Vendosni artikujt në enë qelqi dhe mbyllni mirë. Rregullisht pastroni kuzhinën enët e sipërpërmendura.

– Qeset e vogla të piperit të zi do të mund t’i përzënë mizat, andaj vendosni nëpër kuzhinë.

– Hidhni gjithë ushqimin në të cilin gjenden. Meqenëse mund të kalojnë nëpër letër apo najlon, të gjitha kontrolloni mirë.

– Pastroni me thithëse pluhuri sirtarët në kuzhinë, të gjitha plasaritjet dhe sipërfaqen e punës.

– Pastroni sirtarët me uthull të bardhë.

– Qeset në të cilën gjenden larvat hidheni nga shtëpia.

– Shpesh verifikoni a janë shfaqur sërish, sepse nevojitet kohë që t’i eliminoni tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat