A është kjo e ardhmja e restoranteve? Në Turqi vendosen “kupola” të plastikës brenda të cilave klientët shijojnë ushqimin pa u frikësuar nga COVID-19

Ndryshe

A është kjo e ardhmja e restoranteve? Në Turqi vendosen “kupola” të plastikës brenda të cilave klientët shijojnë ushqimin pa u frikësuar nga COVID-19

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Pandemia e coronavirusit ka bërë që miliarda njerëz në mbarë botën të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre për ta luftuar përhapjen e coronavirusit, duke bërë që bizneset, shkollat, parqet e plazhet të mbyllen për shkaqe sigurie.

Megjithatë me kalimin e muajve dhe numrit të vogël të infektuarve, shtetet në mbarë botën kanë filluar të aplikojnë lehtësimin e masave mbrojtëse.

Kështu biznese të profileve të ndryshme kanë rihapur dyert – gjithmonë duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera mbrojtëse të rekomanduara nga ekspertë të shëndetësisë.

Për t’u siguruar që klientët do të jenë të sigurtë dhe nuk do të kenë nevojë të brengosen se mund të infektohen me COVID-19, një restorant në Turqi ka menduar një ide brilante për këtë.

Ata kanë dizajnuar dhe prodhuar disa kupola të plastikës, brenda të cilave mund të ulen klientët dhe vazhdimisht të thithin ajër të pastër përmes pompave të instaluara që bën qarkullimin dhe filtrimin e ajrit.

Në shikim të parë ato duken si skenat e filmave fanta-shkencë, por në fakt janë të vërteta dhe po përdoren nëpër restorante në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat