Çfarë ndodh kur i përzieni 10 mijë litra Coca-Cola me sodë bikarbonati?

Ndryshe

Çfarë ndodh kur i përzieni 10 mijë litra Coca-Cola me sodë bikarbonati?

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 21:21
Pamje nga video

Të gjithë e dinë për trikun e vendosjes së bonboneve mentol në Coca-Cola, por një përdorues i YouTube e ka marrë atë në ekstrem.

Maxim Monakhov nga Rusia vendosi të përziejë 10,000 litra Coca-Cola me sodë bikarbonati, të cilin e bëri gati për një shpërthim të madh.

Në eksperimentin e tij, ai përdori sodë bikarbonati në vend të bonboneve mentol, pasi kushton më lirë dhe ka një efekt më të fortë.

Ai tha se ka shpenzuar 700 mijë rubla për këtë eksperiment. Videoja u shikua nga më shumë se 7.5 milionë njerëz për vetëm katër ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat