Iluzionisti amerikan ngjitet në mbi 7 mijë metra lartësi me balona të mbushur me helium

Ndryshe

Iluzionisti amerikan ngjitet në mbi 7 mijë metra lartësi me balona të mbushur me helium

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:49
Foto Ilustrim

Iluzionisti, magjistari David Blaine është ngritur mbi 7 mijë metra lartësi mbi shkretëtirën e Arizonës, duke qëndruar i varur në balona.

47-vjeçari realizoi “një akrobacion” në Arizona të SHBA-ve, që u transmetua drejtpërdrejt në YouTube, ku shihet Blaine duke qëndruar në mbi 7 mijë metra lartësi, ku me ndihmën e 52 balonave të mbushur me helium qëndronte në ajër.

Ai besonte se do të arrijë të ngjitet në 5 mijë metra lartësi, por pasi që e kuptoi se mund të shkojë më lartë e vazhdoi “rrugëtimin”, ku më pas u lëshua me shpejtësi dhe hapi parashutën.

E tërë kjo “paradë” e tij zgjati rreth një orë, ku me sukses dhe pa ndonjë lëndim arriti të zbret në tokë ku e prisnin me të dashurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat