Mjekët heqin brushën e dhëmbëve nga stomaku i një burri

Ndryshe

Mjekët heqin brushën e dhëmbëve nga stomaku i një burri

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 08:43
Ilustrim

Një burrë përpiu brushën e dhëmbëve gjatë kohës kur po pastronte dhëmbët.

Një brushë dhëmbësh është larguar nga stomaku i një burrë i cili aksidentalisht e përpiu atë gjatë kohës kur po pastronte dhëmbët.

Doktorët hoqën brushën 19cm të gjatë brenda 24 orëve, nga frika se nëse do e linin  më gjatë do të shkaktonte fatalitet.

Pacienti, 39-vjeçar të cilit nuk i është treguar emri, po pastronte dhëmbët e tij në momentin që brusha i rrëshqet dhe e përpin.

Ai nxitoi në spital të cilët vepruan shpejt dhe i hoqën brushën nga stomaku. Një test i rrezeve X zbuloi se ku ishte brusha saktësisht.

Ata i hoqën brushën përmes operacionit dhe burri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat