Super Hëna/ Sonte të gjithë me sytë nga qielli për të parë spektaklin qiellor

Ndryshe

Super Hëna/ Sonte të gjithë me sytë nga qielli për të parë spektaklin qiellor

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Sot në mbrëmje qielli do të ketë një pamje spektakolare, sepse është Super Hëna.

Si çdo vit, “Nata Ndërkombëtare e Hënës” është takim i promovuar nga NASA për të sjellë publikun e gjerë më afër vëzhgimit të satelitit tonë natyror.

“Është diçka që i intereson të gjithë botës. Nuk ka rëndësi se ku jeni. Kudo mund të shihni Super Hënën. Mund ta admironi atë nga dritaret e qytetit të madh apo nga ndonjë cep i një pjese të vogël. Sot është një mundësi për të hyrë në kontakt me këtë trup qiellor që ka pasur gjithmonë një domethënie të madhe për kulturat dhe shoqëritë e çdo epoke“, thotë shkencëtarja e NASA-s, Kelsey Young.

Në 2500 vende, astronomë dhe romantikët do pajisen me dylbi dhe teleskopë për të parë hënën. Gjithashtu ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë televizione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat