Krani gjigant filloi të sillej, copëzat e materialit ndërtimor binin në rrugë – panik në Manhattan

Ndryshe

Krani gjigant filloi të sillej, copëzat e materialit ndërtimor binin në rrugë – panik në Manhattan

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

Një kran gjigant në maje të një ndërtese të lartë në Manhattan kishte filluar të lëviz nga erërat e forta, duke bërë që copëza të materialit ndërtimor të bien nga ndërtesa dhe të përfundojë në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ishin dërguar menjëherë ekipe të shumta të zjarrfikësve, por nuk dihet nëse dikush është lënduar.

Policia e Nju Jorkut ka paralajmëruar këmbësorët që të shmangin këtë zonë për shkaqe sigurie. E njësia për mirëmbajtje dhe ndërtim, ka njoftuar se krani ishte vënë nën “kontroll”, por ishin erërat e forta ato që e kishin sjell.

Organet kompetente kanë paralajmëruar kompaninë që kryente punimet, që të sigurojnë pajisjet me qëllim që erërat e forta të mos i dëmtojnë apo hedhin në tokë, siç edhe mund të ndodh nga uragani Zeta që po shkatërron gjithçka para vetes në pjesën jugore të bregut amerikan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat