Infuzioni në dy hunj: Kështu në BeH i shërojnë të sëmurët nga Covidi?!

Ndryshe

Infuzioni në dy hunj: Kështu në BeH i shërojnë të sëmurët nga Covidi?!

Nga: B.S. Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:55
Trajtimi i një të sëmuri në BeH

Në fotografi pretendohet se është një pacient në Trebinje të BeH-së, i cili merr ilaçin mbi një mur të ulët, në vend se në spital.

Punëtori shëndetësor ia ka ngjitur infuzionin nëpërmjet një pajisjeje të improvizuar (lexo: dy hunj).

Image

"Derisa pushtetarët llomotisin, ndërtojnë villa e puishina, shpërdorojnë tenderë të turpshëm, populli kështu shërohet", ka shkruar Dushko Milanoviq nga Trebinja, pranë fotografisë në të cilën është miku i tij, i cili merr terapinë.

Siç shkruan Bljesak.info, në spital në Trebinje nuk ka vend për pacientë. Plot njerëz të cilët kanë kallje të mushkërive shërohen në shtëpi. BeH-ja gjithnjë e më vështirë po e përballon pandeminë e koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat