102-vjeçarja që i mbijetoi gripit spanjoll, mposht coronavirusin për herë të dytë

Ndryshe

102-vjeçarja që i mbijetoi gripit spanjoll, mposht coronavirusin për herë të dytë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 06:46
Angelina Friedman

Një rast i jashtëzakonshëm. Kështu mund të cilësohet ai i Angelina Friedman, e cila është prekur për herë të dytë nga coronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë.

102-vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918 dhe po ashtu mposhti kancerin.

Infektimi i parë i Friedman ndodhi në mars teksa ajo ishte në spital për një procedurë të vogël mjekësore. Në atë kohë, e moshuara kaloi një javë në spital para se të kthehej për tu izoluar në dhomën e saj dhe për të dalë negative më 20 Prill.

Por në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se e ëma kishte dalë përsëri pozitive.

“Ajo kishte simptoma, ethe, kollë të thatë dhe u izolua”, tha Merola, teksa shtoi se disa ditë më vonë, më 17 nëntor mori lajmin e pabesueshëm se e ëma kishte kishte testuar negative.

Një test i dytë konfirmoi rezultatet negative, dhe Friedman u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj. Edhe pse ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit dhe shikimi i saj është i dobët, e moshuara ende feston jetën dhe mundësitë e pafundme që ajo I ka dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat