Njihuni me 11-vjeçarin, Ajnshtanjin më të ri

Ndryshe

Njihuni me 11-vjeçarin, Ajnshtanjin më të ri

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:20
Aryan Kheterpa

Një 11-vjeçar nga Anglia ka marrë pikët më të larta në testin e famshëm të inteligjencës, duke mundur kështu edhe Albert Einstein. 11-vjeçari i quajtur Aryan Kheterpal ka arritur të marrë 162 pikë në testin e IQ, ndërsa Ajnshtajni besohet të ketë pasur një IQ prej 160 pikësh. Ai ka fituar çertifikata të arta dhe të argjendta në olimpiadën e matematikës kur ishte 5 dhe 6 vjeç. Ai ka treguar se ishte mjaft i mirë në zgjidhje problemash dhe në lojën me puzzle, ndërsa kjo ishte hera e parë që ai testonte inteligjencën.

“Kur mora përgjigjien nga testi isha shumë i lumtur dhe prindërit e mi po ashtu. Prindërit më bënë dhuratë një udhëtim në Barcelona, pasi më pëlqejnë shumë plazhi dhe dielli. Ishte gjithashtu një kënaqësi të eksploroja arkitekturën e Gaudi-t. Unë gjithmonë kam qënë shumë i tërhequr nga matematika kështu që u gëzova shumë kur fitova çertifikatën e artë në olimpiadë.”- është shprehur Aryan. Pikët mesatare të njerëzve në testin e inteligjencës variojnë nga 85 deri në 115 pikë, ndërsa vetëm 2% e popullsisë arrin të marrë më shumë se 130 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat