Video që ka përlotur botën! Qeni endacak qan kur një grua e panjohur i jep ushqim

Ndryshe

Video që ka përlotur botën! Qeni endacak qan kur një grua e panjohur i jep ushqim

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Të gjithë shikuesit e kësaj video kërkojnë që këtij qeni t’i ofrohet një shtëpi dhe dashuri, pasi i ka prekur të gjithë

Video e një qeni endacak në Kinë është bërë virale në të gjithë botën.

Një grua e ka ushqyer qenin me salçiçe dhe në momentin që ajo po ia jepte, qeni është lotuar.

Të gjithë shikuesit e kësaj video kërkojnë që këtij qeni t’i ofrohet një shtëpi dhe dashuri, pasi i ka prekur të gjithë.

Qeni endacak ndodhej në një park në qytetin e Jinzhong, Kinë dhe pamjet tregojnë se ai qëndronte në këmbët e pasme dhe me putrat e përparme kërkonte ushqim.

E njëjta grua shkon sërish të nesërmen në park dhe qeni e njeh. Ai vrapon drejt saj për ta përshëndetur duke tundur bishtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat