Si të parandaloni mjegullimin e syzeve, për shkak të përdorimit të maskave

Ndryshe

Si të parandaloni mjegullimin e syzeve, për shkak të përdorimit të maskave

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 07:18
Ilustrim

Mbajtja e maskës, kur jeni përdorues i syzeve mund të jetë shumë e bezdisshme: jo vetëm sepse nuk dini asnjëherë nëse duhet t’i vendosni syzet mbi maskë apo t’i vendosni në hundë dhe ta mbani maskën pak më poshtë, por edhe sepse me çdo frymë ajri që nxirrni mund të mjegulloni lentet dhe shikimin tuaj.

Meqenëse maskat janë të detyrueshme, heqja dorë nga përdorimi i tyre nuk është një zgjidhje e vlefshme, gjithashtu nuk është zgjidhje as shëtitja pa syze. Sidoqoftë, ekzistojnë disa teknika për të zvogëluar mjegullimin pa përdorur maskat gabimisht.

Zgjidhja e gjetur nga disa studiues në vitin 2011 është pastrimi i xhamave të syzeve me ujë dhe sapun përpara se të vendosni maskën dhe më pas t’i lini lentet të thahen ose t’i fshini butësisht me një leckë. Qëllimi është që të krijoni një lloj shtrese mbrojtëse sapuni që do të mbajë lentet të pastra, por do të parandalojë mjegullimin për disa orë.

Në fakt, mjegullimi në lente ndodh sepse uji që përmbahet në frymëmarrje në formën e avullit takon një sipërfaqe të ftohtë dhe kondensohet, duke formuar pika të imëta që krijojnë mjegullim. Pikat formohen në sajë të tensionit të brendshëm sipërfaqësor të ujit. Sapuni ka efektin e zvogëlimit të tensionit të ujit dhe parandalimin e formimit të pikave duke shpërndarë lagështinë në mënyrë të barabartë. Për ata që duan një zgjidhje më të shpejtë që nuk kërkon përdorimin e një lavamani, ekzistojnë spërkatje anti-mjegull.

Nga ana tjetër, teknika e sugjeruar nga Departamenti i Policisë së Tokios është që të palosni nga brenda pjesën e sipërme të maskës  dhe të parandaloni ngritjen e ajrit drejt syve. Nëse, pasi ta palosni, maska bëhet e vogël, i njëjti efekt mund të merret duke shtuar një rrip pëlhure (ose letre) në pikën, ku maska qëndron në hundë.

Përsëri në mënyrë që të mos lejohet ngritja e ajrit, disa modele të maskave të ngurta që përshtaten me formën e hundës mund të jenë një zgjidhje e mirë, por nuk mund të gjenden lehtë. Ata që mund  të qepin maska në shtëpi mund të fusin një tel në pjesën e sipërme në mënyrë që të mund të paloset dhe të ruajë formën e hundës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat