Qenushja e pret pronarin para spitalit për ditë të tëra

Ndryshe

Qenushja e pret pronarin para spitalit për ditë të tëra

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:47
Turqi

Një qenushe ka pritur për ditë të tëra jashtë një spitali në Turqi, ku pronari i tij i sëmurë është duke u trajtuar.

Qenushja me emrin Boncuk, ka ndjekur pas ambulancën që po transportonte pronarin, Cemal Senturk, në Trabzon. Më pas, ajo i ka bërë vizita të përditshme, raporton agjencia e lajmeve DHA, transmeton AP. 

Vajza e Cemalit ka thënë se e ka marrë në shtëpi Boncukun porse qenushja vazhdimisht është kthyer në spital.

Roja e sigurisë së spitalit, Muhammet Akdeniz ka thënë se ajo “vjen çdo ditë rreth orën 9:00 dhe pret deri kur bie nata. Ajo nuk futet brenda”.

“Kur hapet dera, ajo fut kokën brenda”, shton ai.

Të mërkurën, Boncuk më në fund është ribashkuar me pronarin kur ai ka dalë jashtë me një karrocë për ta takuar qenushen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat