Frynte erë në apartamentin në New York/ Gruaja shokohet nga ajo që zbulon pas pasqyrës në banjën e saj

Ndryshe

Frynte erë në apartamentin në New York/ Gruaja shokohet nga ajo që zbulon pas pasqyrës në banjën e saj

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:22
Pamje nga videoja

Një grua në SHBA ka zbuluar një apartament që fshihej pas një pasqyre – dhe kjo ka ngritur shqetësimin e saj dhe të tjerëve që dikush mund të ketë jetuar aty brenda.

Samantha Hartsoe e ndau zbulimin tmerrues përmes videove të cilat i publikoi në TikTok.

Ajo sqaroi se në apartamentin e saj në qytetin e New York-ut bënte gjithmonë ftohtë pavarësisht se sa lart e ndizte ngrohjen.

“Unë hyj në banjë dhe ndiej që ajri i ftohtë fryn drejt meje”, thotë Hartsoe.

E hutuar se nga po i vinte e gjitha, ajo filloi të kërkonte për ndonjë vrimë të mundshme – vetëm kur pa se ajri po vinte nga pasqyra e saj.

Kur ngriti pasqyrën nga muri, ajo zbuloi një vrimë me një dërrasë të varur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat