Pas 12 vjetësh, veterinari takoi elefantin që e kishte shëruar

Ndryshe

Pas 12 vjetësh, veterinari takoi elefantin që e kishte shëruar

Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:23
Veterinari Pattarapol me elefantin

Një veterinar ka takuar pas 12 vjetësh elefantin që e kishte shëruar.

Në vitin 2009 elefanti kishte pësuar disa lëndime në pyjet e Rayongut të Tajlandës lindore. Veterinari Pattarapol kishte shkuar në atë zonë dhe posa e hasi elefantin e lënduar, e mori dhe e trajtoi një kohë të gjatë. Me t’u shëruar, elefanti u lirua. 12 vjet më vonë, veterinari udhëtoi në Rayong dhe hasi elefantin e njohur.

Ai u shpreh i bindur se edhe elefanti e njohu atë, shkruan dailymail.

"E mbaj mend zërin e tij shumë mirë. Kishte zë shumë unik. Ai ishte shumë agresiv kur më takoi për herë të parë. Trupi i tij ishte i dobët dhe nuk mund të luftonte. I mori shumë kohë për t'u rikuperuar mirëpo ne mësuam se ai ishte shumë i mençur dhe u kujdes për vetën”, ka deklaruar veterinari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat