Kjo grua e zbuloi tradhtinë e bashkëshortit në mënyrën më të çuditshme

Ndryshe

Kjo grua e zbuloi tradhtinë e bashkëshortit në mënyrën më të çuditshme

Më: 19 mars 2021 Në ora: 08:56
Nadia Essex

Nadia Essex, e cila ka qenë pjesë e një reality-show britanik “Celebs Go Dating, si “agjente takimesh” (dating agent) dhe e quan veten “dating guru” apo “trajnere e dashurisë”, tregon historinë e saj në TikTok, në një video që shumë shpej u bë virale.

Videoja ishte përgjigje për një tjetër përdoruesi të platformës, i cili u kërkonte njerëzve të tregonin “momentin kur kuptuan se lidhja mbaroi”.

“Kur ish-i dashuri im erdhi në shtëpi vonë, pasi kishte dalë, unë u zgjova herët në mëngjes dhe mendova t’i bëja pak mëngjes.

Mora një njoftim në Fitbit-in tim, të cilin e kemi sinkronizuar së bashku, që më tregoi se midis orës 2 dhe 3 të natës (të mëngjesit), ai kishte djegur 500 kalori.

Le të themi që pas kësaj, mëngjesi që po i përgatisja fluturoi”, tregoi ajo.

Pas kësaj, komentuesit thanë se “nëse kishin dyshime për Fitbit, tani do e blejnë një patjetër”. Dikush ngushëlloi Essesx duke thënë “të paktën e zbulove dhe nuk vazhdove një lidhje të pavërtetë”.

Fitbit është një nga shumë kompanitë e pajisjeve elektronike që gjurmojnë aktivitetin fizik, numrin e hapave, rrahjet e zemrës, cilësinë e gjumit, kaloritë e djegura dhe çdo metrikë tjetër që lidhet me palestrën.

@ladynadiaessex

##stitch @megan_boykoff ##breakupstory ?

♬ Oh No - Kreepa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat