Publikohet imazhi i fushës magnetike të një vrime të zezë, e njohur si ‘përbindëshi’ i galaktikës

Ndryshe

Publikohet imazhi i fushës magnetike të një vrime të zezë, e njohur si ‘përbindëshi’ i galaktikës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:37
Ilustrim

Astronomët kanë siguruar foton e parë të fushës magnetike të një vrime të zezë, pikërisht vrimës së zezë të galaktikës M87, që ndodhet 55 milionë vite dritë larg.

Imazhi është siguruar nga Event Horizon Telescope EHT, që ka kapur edhe një tjetër shkrepje të famshme, atë të vrimës së parë të zezë, 2 vjet më parë.

Në të dyja rastet studiuesit punuan duke lidhur bashkë tetë teleskopë nëpër botë për të krijuar një teleskop virtual me madhësinë e Tokës, pikërisht Teleskopin Event Horizon. Gjithashtu u përdorën 66 antenat e radioteleskopit Alma, të Observatorit të Evropës Jugore (Eso).

Në këtë mënyrë, teleskopi virtual EHT bëri të mundur dallimin nga Toka të një objekti me dimensionet e kartës së kreditit në sipërfaqen e Hënës. Imazhi i fushës magnetike rreth vrimës së zezë, ndihmon për të kuptuar se si grimcat arrijnë të shtrihen dhe përhapen përtej galaktikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat