Ndodh edhe kjo në Irak, djaloshi lind me tri organet gjenitale – mjekët ia heqin dy “jofunksional”

Ndryshe

Ndodh edhe kjo në Irak, djaloshi lind me tri organet gjenitale – mjekët ia heqin dy “jofunksional”

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një djalë në Irak ka lindur me tri organe gjenitale, dhe njëherit është fëmija i parë në të cilin është konfirmuar ky deformim, thonë mjekët.

Ekspertët shëndetësore nga veriu i këtij vendi në afërsi të Mosulit, konsiderojnë se janë të parët që kanë njoftuar studimin e detajuar për “trifalinë e njeriut” – kur dikush lind me tri organe gjenitale.

Megjithatë vetëm një prej penisëve është funksional, kurse dy tjerët që janë rritur nga organi i “vërtetë”, janë larguar përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Mjekët thonë se një në gjashtë djem lind me më shumë se një organ gjenital – dhe se në botë janë regjistruar rreth 100 raste të difalisë – me dy penisë.

Vogëlushi me prejardhje kurdë, është rasti i parë i trifalisë, e besohet se ka ekzistuar edhe një rast në vitin 2015, por kurrë nuk është konfirmuar pasi që asnjë studim për të nuk është publikuar në ndonjë revistë mjekësorë.

Djaloshi është duke u shëruar nga operacioni, kurse mjekët ende nuk po mund të shpjegojnë se cila është arsyeja që çon në këtë deformim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat